Monday, May 27, 2013

Kosova e pafuqishme për Gjilanin





Dueli ndërmjet Kosovës së Prishtinës dhe Gjilanit, i vlefshëm për xhiron e 26-të të Ligës së parë, ka përfunduar 0:0. Ndeshja ishte tejet interesante nga minuta e parë deri në fund.

Loja

15 minuta para ndeshjes, Llukarin e përfshiu një shi i rrëmbyeshëm, i cili zgjati për dhjetë minuta. Kjo bëri që terreni të rëndohet shumë për futbollistët.
Sidoqoftë, vendasit e nisën më kujdesshëm takimin, duke analizuar se për çfarë synimesh ka ardhur kundërshtari. Dhe, duke parë se gjilanasit nuk e kanë ndërmend të luajnë të dorëzuar, futbollistët vendas u angazhuan maksimalisht. Sulmuesi shtatshkurtër, Arbër Sylejmani rrezikoi disa herë portën mysafire në 45 minutat e parë, por në të shumtën e rasteve ndërhynte me sukses portieri Ajdini.
Nga ana tjetër, Gjilani tentonte që me kundërsulme të rrezikonte dhe një mundësi për të realizuar e kishte sulmuesi Liridon Hasani, gjuajtja e të cili nuk ishte e saktë.

Të ndikuar nga presioni i lojës dhe rezultati, vendasit e nisën më furishëm pjesën e dytë. Ata tentuan në çdo mënyrë të shënonin, por prap vendimtar ishte 'gardiani' Afrim Ajdini që kishte përgjigjje për qdo tentim të vendasve.
Koha sa vinte e shkonte, presioni te vendasit shtohej. Këtë u munduan ta shfrytëzojnë futbollistët e Gjilanit që rrezikuan disa herë. Pak minuta pa përfunduar takimi, Gjilani relizon nëpërmjet Lirian Feratit, por goli i tij u anlua nga gjyqtari anësor me pretekst se lojtari ishte në pozitë jashtë loje.
Në minutat e mbetur, Kosova rrezikonte por futbollistët e Gjilani në kye me kapitenin Alban Hysenin u bënë ballë çdo presioni të skuadrës vendase.
Kësisoji, dueli përfundoi 0:0, Gjilani merr një pikë në udhëtim për tu konsoliduar në mesin e tabelës, ndërkohë vendasve nuk dihet se sa do t'u shërbejë kjo pikë, pasi me të rrezikohen mjaft shumë për të rënë nga kategoria e parë.

Kosova (P) 0:0 Gjilani

Stadiumi në Llukar. Shikues; 50.
Gjyqtarë; L.Mustafa, H.Ademi & A.Bucolli.
KV; Statovci, Durmishi - A.Ajdini

Gjilani luajti me këtë përbërje; A.Ajdini, L.Arifi, A.Rexhepi, Y.Kastrati, A.Hyseni (C), A.Bajraliu, A.Zeqiri (Z.Mustafa), L.Ferati, F.Murseli, L.Hasani (F.Syla), Sh.Hajdini (A.Beqiri). Trajner: Sallah Sherifi.

No comments:

Post a Comment